
Nje grua eshte arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi eshte kapur me pistolete, me te cilen kishte kercenuar se do vriste motren e saj.
Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen “Ali Demi”, nderkohe qe agresorja Xhevrie K., 68 vjece, eshte arrestuar ne banesen e saj ne Kombinat. Burimet policore bene te ditur se nga sherbimet e Komisariatit Nr. 6 u krye arrestimi ne flagrance i shtetases Xhevrie K., lindur ne Diber dhe banuese ne Tirane.
Arrestimi u krye sepse ndaj saj eshte depozituar nje kallezim penal nga Barie R., 75 vjece, e cila eshte motra e te arrestuares dhe ka deklaruar se eshte kanosur me thike dhe pistolete ne banesen e saj. Nga kontrolli fizik i ushtruar, Xhevries iu gjet e fshehur ne trup nje pistolete tip “Zastava”, e cila u bllokua ne cilesine e proves materiale. Sipas policise, ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 13:30 te se dieles.
E arrestuara po diskutonte me te motren problemet qe kishte me te birin dhe nusen. Ne keto kushte, motra ka kerkuar prej saj qe t’i shikonte njelloj dhe pa njeanshmeri. Por, ne keto kushte, gruaja eshte nevrikosur, duke menduar se e motra po mbronte ata dhe e ka kercenuar me pistolete. Ne lidhje me armen e gjetur, policia ka deklaruar se e arrestuara eshte shprehur se e kishte gjetur ne fshat.
Top Channel