Bosnje, pranga te kerkuarit per krime lufte
04/11/2009 15:15
Policia ne Bosnje e Hercegovine vazhdon me arrestimin e te kerkuarve per kryerjen e krimeve te luftes gjate viteve 1992-95.
Sipas raportimeve te agjencive lokale te lajmeve, uniformat blu kane arrestuar sot Nihad Bojaxhic, i akuzuar per vrasjen e 19 civileve dhe tre ushtarakeve.
Sipas burimeve, Bojaxhic, ish-anetar i ushtrise boshnjake, i ka kryer krimet e tij ne nje fshat te banuar me shumice kroate.
Top Channel