Si ndryshuan ekuilibrat pas zgjedhjeve

03/11/2009 08:40

Aleanca mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, e krijuar pas 28 qershorit 2009, i “rrembeu” Partise Socialiste drejtimin e pjeses derrmuese te keshillave bashkiake ne qendrat e qarqeve.

Balancat aktuale ne keto keshilla kane nxjerre ne shumice drejtuese koalicionin e ri PD-LSI. Kjo situate pritet te kete ndikimet e saj ne periudhen e mbetur deri ne zgjedhjet lokale.

Ndonese fitoi bashkite kryesore ne qendra qarqesh, tanime Partia Socialiste ka humbur kontrollin e keshillave bashkiake.

Keshilli Bashkiak i Tiranes shfaqi shenjat e para te qendreses PD-LSI perballe linjes se Partise Socialiste dhe kryebashkiakut Edi Rama.

Bllokimi i buxhetit perpara zgjedhjeve parlamentare ishte paralajmerimi se ekuilibrat nuk flisnin me ne favor te Partise Socialiste.

Pas zgjedhjeve te 28 qershorit, ne Keshillin Bashkiak te Durresit eshte thelluar diferenca vendimmarrese ne krahun e se djathtes.

Keshilli Bashkiak i Fierit ka me se nje vit qe drejtohet nga aleanca midis Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim.

Keshilli Bashkiak i Korçes, prej disa muajsh drejtohet nga te djathtet. Aleancat qendrore midis Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim nuk kane sjelle asnje risi ne Keshillin Bashkiak te Shkodres.

Keshilli Bashkiak i Vlores perbehet nga 45 anetare. Situata ka mbetur ne favor te Partise Socialiste qe prej kalimit te tre keshilltareve te LSI-se drejt selise roze.

Ne Keshillin Bashkiak te Beratit triumfon Partia Socialiste dhe aleatet e saj. Ne Diber mazhorancen e kane keshilltaret bashkiake te se djathtes, te cilet vazhdojne te mbajne drejtimin. Ne Gjirokaster, shumicen ne keshillin bashkiak e ka aleanca PS-PBDNJ.

Top Channel