Klinton vizite ne Egjipt

03/11/2009 22:35

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka mberritur mbremjen e sotme ne Kajro ku do te zhvilloje nje takim me presidentin egjiptia Hosni Mubarak.

Ne axhenden e bisedimeve mes Klinton dhe Mubarak kryefjala do te jete procesi i paqes ne Lindjen e Mesme.

Vizita e shefes se diplomacise amerikane ne Kajro ka ardhur fill pas takimeve qe ajo pati me disa prej ministrave te jashtem te vendeve arabe ne Marakeshi te Marokut.

Top Channel