Pervec Aleances per Ardhmerine e Kosoves edhe Lidhja Demokratike e Dardanise do te kerkojne qe vitin e ardhshem Kosova te zhvilloje zgjedhjet nacionale.

“Do te zhvillojme nje bashkebisedim me subjektet e tjera, do te presim rezultatet e zgjedhjeve dhe do te llogarisim qe vitin e ardhshem  te mbahen zgjedhjet nacionale”, ka deklaruar kryetari i LDD, Nexhat Daci.

Ai vlereson se procesi elektoral eshte duke ecur mbare me gjithe garen e fuqishme qe po zhvillohet. Por, ai ka kritikuar ashper koalicionin aktual.

Sipas tij, LDK-ja me vdekjen e presidentit Rugova ka humbur rrugen ne oborr. Nderkohe, kryeministri Thaci do te ndeshkohet per premtimet milionere gjate tubimeve elektorale qe, sipas Dacit kapercejne shumen e buxhetit te Kosoves.

“Qytetari do ta denoje per mos dhenien e votes. Premtimet e tij duken aq qesharake, si te ishte ndonje njeri i mbreterive te kaluara, qe parate e veta mund t’i ndaje ne komunen qe do”, ka theksuar Daci.

Ai me tej thekson se, premtimet e kryeministrit tregojne joseriozitetin e tij krahas qytetareve te Kosoves.

Top Channel