Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu shpalli te henen dite zie kombetare ne te gjithe Kosoven, pas tragjedise ne lumin Tisa, ku nje muaj me pare humben jeten 15 kosovare ne tentative per te kaluar ilegalisht ne Hungari. Ne Kosove lajmi per kete erdhi vone.

Edhe partite politike, qe garojne per zgjedhjet e 15 nentorit kane paralajmeruar se kete dite do te nderpresin aktivitetet elektorale.

Kerkimet vazhdojne, ekipet e shpetimit ne lumin Tisa kane arritur te nxjerrin nga ujrat e lumit tete kufoma. Qeveria e Kosoves tha se eshte angazhuar maksimalisht per zbardhjen e ngjarjes, ndonese ajo nuk kishte ndodhur ne territorin e saj.

Nderkohe, policia dhe Prokuroria e Kosoves kane nisur hetimet duke ndaluar disa persona si te implikuar ne veprimatrite kriminale dhe trafikun e qenieve njerezore.

Top Channel