Pakistan, 34 viktima ne nje shperthim kamikaz

02/11/2009 08:45

Tjeter mengjes i pergjakshem ne Pakistan ku rreth 34 persona kane humbur jeten ne nje atentat te ndodhur ne qytezen Raualpindi prane kryeqytetit Islamabad.

Sipas policise, shperthimi tronditi nje hotel jo shume larg zones ku ndodhet qendra e shtabit te ushtrise pakistaneze.  Atentati eshte kryer nga nje kamikaz qe ndodhej ne nje motor dhe shpertheu para nje grupi njerezish qe prisnin te merrnin pagen ne hotelin “Shalimar”.

Menjehere ka filluar hetimi i zones ku policia ka gjetur pjese te trupit te kamikazit dhe rripin lidhes te eksplozivit. Nderkohe, OKB ka bere me dije se do terheqe personelin e saj nga rajonet e largeta ne kufi me Afganistanin per arsye sigurie.

“Sekretari i pergjithshem Ban Ki Mun ka deklaruar planin e terheqjes ne 4 faza”, thuhet ne nje deklarate zyrtare te publikuar nga pallati i qelqte.  

Top Channel