Itali-Turqi-Rusi, aleanca e re

02/11/2009 08:20

Nje aleance e re mes Italise, Rusise dhe Turqise kercenon te jete vendimtare ne percaktimin e rrugeve dhe ne kontrollin e flukseve te naftes e gazit ne zonen e detit Kaspik, behet e ditur nga agjencite e specializuara te lajmeve.

Me 19 tetor, nje grup i madh zyrtaresh dhe biznesmenesh nga tri vendet u mblodhen ne Milano dhe nenshkruan marreveshjen qe mund t’i hapin rrugen realizimit te disa projekteve te rendesishme naftesjellesish dhe gazsjellesish. Gazsjellesi i Rrymes se Jugut “South Stream” duhet te kaloje permes detit te Zi ne ujerat territoriale turke para se te mberrije ne Bullgari, Greqi e Itali.

Ne kembim, nje konsorcium turko-italian, qe ka ne plan te ndertoje nje naftesjelles nga Samsun (bregu turk i Detit te Zi) deri ne Ceyhan (bregu turk i Egjeut), mori garanci qe Rusia do te furnizoje me nafte kete projekt.
Konsorciumi italian ENI, i cili kontrollohet nga qeveria italiane, eshte perzier ne te dyja projektet fale marredhenieve te ngushta qe Kryeministri Berluskoni ka me Mosken.

Levizjet e Turqise dhe Italise jane shume te debatueshme, per shkak se shkojne ne kundershtim me politiken e Bashkimit Europian per krijimin e Korridorit te Jugut, nje seri projektesh energjetike qe fillojne ne Azine Qendrore dhe mberrijne ne Europe permes Turqise dhe Ballkanit.

Thelbi i Korridorit te Jugut eshte projekti i gazsjellesit “Nabuco” dhe synon te shmange dominimin e tregut europian te gazit nga Rusia. Por, gjate vitit te fundit, Moska ka arritur te percaje aleancen europiane permes marreveshjeve te vecanta me Gjermanine, Austrine dhe se fundmi, me Turqine dhe Italine.  

Top Channel