Irak, 410 te vrare ne muajin tetor

02/11/2009 15:55

Numri i irakeneve te vdekur ne muajin tetor nga aktet e dhunes ne Irak eshte dyfishuar krahasuar me muajin e meparshem, duke arritur ne 410 viktima.

Lajmin e ben te ditur Ministria e Brendshme irakene, sipas te cilave nga viktimat 343 jane civile, gjysma e te cileve ka humbur jeten ne atentatet e 25 tetorit kunder Ministrise se Drejtesise.

Rreth 100 mije civile irakene kane vdekur qe nga rrezimi i regjimit te Sadam Husein rreth 6 vjet me pare, sipas numerimit te bere nga www.iraqbodycount.org.

Top Channel