Zgjedhjet ne PD, Biberaj: Nje anetar, nje vote

01/11/2009 18:45

Nje jave pasi Kryesia e Partise Demokratike vendosi thirrjen e kuvendit kombetar me 12 dhjetor, anetari i Kryesise, Aleksander Biberaj ka kerkuar publikisht ndryshimin e Statutit te Partise Demokratike.

Zoti Biberaj, propozon zbatimin e parimit “nje anetar nje vote” per udheheqjen e partise.

“Une mendoj qe me ndryshimet qe do te behen ne statut ky parim duhet te aplikohet dhe aplikimi i tij duhet te filloje nga zgjedhja e lidershipit te Partise Demokratike”, deklaroi per gazetaret Biberaj.

Aleksander Biberaj, i cili mbeti kete here jashte parlamentit, kritikoi lidershipin e partise per mosndarjen e funksioneve te larta drejtuese partiake nga ato qeveritare.

“Eksperienca 4 vjecare tregoi qe Partia Demokratike nuk ka funksionuar, ka funksionuar vetem pjesa parlamentare dhe ajo qeverisese. Po te kishte funksionuar normalisht Partia Demokratike edhe ne zgjedhjet e vitit 2007 do kishe patur rezultate me te mira edhe ato te 2009, pasi sic dihet ne pretendonim per 75-80 deputete nderkohe qe kemi marre si e djathte 70 deputet dhe qeverisim me nje pjese te se majtes dhe pothuajse gjysmen e pushtetit e ka e majta dhe po realizohet nje kalim i bute i pushetit nga e djathta tek e majta”, perfundoi Biberaj.

Top Channel