Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ “Mos i fal”, Grenell në mbrojtje të Thaçit: Kur të dalë t’i padisë të gjithë në Hagë
Zbulohet busti permendor kushtuar ish presidentit te amerikes Bill Klinton ne Prishtine.
Mijera te pranishem ne sheshin qe do mbaje edhe emrin e tij, kane pritur perzemerisht heroin amerikan qe i hapi rrugen pavaresise se Kosoves 10 vjet me pare kur lejoi bombardimin e makinerise ushtarake te Milloshevicit.
Ne fjalen e tij, presidenti Fatmir Sejdiu falenderoi Klintonin, duke thene se perkrahja e tij nuk do t’i mungoje asnjehere vendit. Ai premtoi zhvillimin e zgjdhjeve lokale sipas te gjitha parametrave perendimore dhe shtoi se uron qe miqesia mes SHBA-se dhe Kosoves te vazhdoje gjate, deri ne pafundesi.
Me tej fjalen e mori ish presidenti Klinton. “Jam i nderuar qe kam qene ketu per ta ndalur ate gje te tmerrshme qe ju ndodhi juve. Jam shume i vetedijshem qe ka pasur edhe shume e tjere qe kane ndihmuar te shpetojne dhe shume te tjera. Dua te falenderoj trupat amerikane dhe ato te NATO-s, ish sekretaren e Shtetit, Ollbrajt dhe gjeneralin Klark. Prsidenti Obama dhe populli amerikan do jene ketu me ju per te ardhmen tuaj”, tha Klinton.
Top Channel