Ne vijim e vizites se tij ne Kosove, ish presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Klinton gjate fjales se tij ne Kuvendin e Kosoves u ka kerkuar liderve te Prishtines te lene pas kraheve te shkuaren dhe te punojne per te ardhmen.

“E shkuara duhet lene pas dhe te merremi me te ardhmen qe te mund te ndertohet nje e ardhme e perbashket per te gjitha komunitetet nepermjet tolerances dhe respektit per njeri-tjetrin”, eshte shprehur Klinton.

Klinton gjithashtu ne fjalen e tij ka vleresuar punen e krereve kosovare per ngritjen e institucioneve demokratike ne vend dhe ka shtuar se ne kete drejtim duhet te punohet akoma me shume.

Top Channel