Ne nje seance informimi te organizuar nga Nenkomisioni i Dhomes se Perfaqesuesve per Hemisferen Perendimore, ne Kongresin Amerikan u diskutua per zgjedhjet vendore ne Kosove.

Si edhe ne te kaluaren, ne kete proces zgjedhor, Kosova ka mbeshtetjen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara.

“Ne zgjedhjet e para pas pavaresise ka ardhur momenti qe Kosova te provoje legjitimitetin e demokracise ne shtetin e ri, thote ligjvenesi Eliot Engel.

Zevendes-ndihmes sekretari i Shtetit, Stuart Jones u shpreh se ecuria e deritanishme flet per nje proces profesionalist dhe brenda standardeve.

“Jemi shume entuziaste nga ritmet e pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme ne Kosove. Mendojme se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po e zhvillon detyren e tij me profesionalizem, ata po marrim mbeshtetje teknike aty ku u nevojitet dhe duket se po ecin ne rrugen e duhur per keto zgjedhje”, tha ai.

Top Channel