Ministri i Brendshem serb, Ivica Dacic ka publikuar ne nje konference per shtyp detajet e superoperacionit te policise serbe kunder 500 trafikanteve te droges.

Sipas Dacic, ne operacion moren pjese 2 mije police dhe u sekuestruan sasi te konsiderueshme droge, armesh dhe parash te falsifikuara.

Numri nje i Ministrise se Brendshme ka theksuar se fale provave te mbledhura eshte bere e mundur qe te mbahen ne paraburgim 100 nga 500 te arrestuarit.

“Kemi mbajtur ne paraburgim 100 te dyshuar. Kemi kapur dhjetra kilograme droge te llojeve te ndryshme, sasi te medha armesh dhe municionesh, si dhe 20 makina luksoze, prone e trafikanteve te droges”, ka pohuar Dacic.

Ministri ka shtuar me tej se forcat e rendit sekuestruan edhe 1.5 milione dollare amerikane te falsifikuar.

Top Channel