
Kandidati i PDK-se per Prishtinen, Astrit Salihu premtoi sot se nese fiton besimin e qytetareve per te udhehequr me nje mandat kater vjeçar, me Prishtinen do te punoje shume per zhvillimin e sektorit te bujqesise ne fshatrat perreth.
Salihu kete premtim e beri gjate nje vizite ne serren e luleve “Agro Alba”, prone e Bahrije Durmishti ne fshatin Bardhosh te komunes se Prishtines.
Nderkohe, rivali i tij nga radhet e LDK-se, Isa Mustafa ka premtuar investime ne infrastrukturen fizike, si dhe subvencione per veprat kulturore te artisteve te rinj dhe te atyre qe perfaqesojne Kosoven jashte vendit.
Premtimin e tij Mustafa e beri pas nje takimi me artiste kosovare ne Muzeun Kombetar te Kosoves.
“Vizioni per Prishtinen si qender metropolitane ka per qellim jo vetem zhvillimin ekonomik, por edhe zhvillimin e saj si nje qytet kulturor”, ka pohuar Mustafa.
Top Channel