Policia e Kosoves ka identifikuar diten e sotme dy viktima te tjera qe humben jeten ne tragjedine e lumit Tisa, ne kufirin serbo-hungarez.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave personat e identifikuar nga departamenti i krimit te organizuar ne PK jane nje grua dhe nje femije.

Burimet saktesojne se tashme te pese kufomat e gjetura ne lumin Tisa jane identifikuar te gjitha, ndonese emrat e ketyre te fundit nuk behen publike.

Burimet shtojne me tej se misioni EULEX, i cili mori pjese ne hetimet, ka vleresuar ndihmen e dhene nga prokuroria serbe ne kete drejtim.

Top Channel