
Nje grua i ka dhene fund jetes menjehere pas konfliktit te ashper, qe pati me te shoqin dhe nenen e tij ne banesen e tyre ne Kavaje.
Ngjarja ka ndodhur ne nje apartament ne lagjen 6, ku eshte vetevrare me arme zjarri pistolete 41-vjecarja Ermalinda Lika. Ne vendin e ngjarjes shkuan sherbimet policore dhe nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale, si dhe nga deklarimet e familjareve u konkludua se vetevrasja ka ardhur menjehere pas sherrit ne familje.
Sipas te dhenave nga Policia e Kavajes, nena e dy femijeve kishte pak kohe qe nuk kishte marredhenie te mira me burrin e saj, Qemal Lika, 43 vjec, i cili eshte oficer ne repartin e komandes se Forcave te Bashkuara ne Durres. Grupi hetimor ka deklaruar se sherret mes tyre kane pasur pikenisje anen ekonomike. Por, vec konfliktit mes ciftit, aty mesohet se eshte perzier edhe vjehrra. Sipas policise, keshtu ka ndodhur edhe paraditen e se shtunes, pikerisht rreth ores 11.45 minuta, kur nje sherr ka plasur ne familje.
Ne kete kohe, gruaja 41-vjecare, e cila kishte kaluar ne depresion nga kjo situate, ka hyre ne dhome dhe eshte mbyllur brenda. Familjaret jane munduar ta nxjerrin, por ajo ka kycur deren dhe nuk ka pranuar te flase me njeri. Ne ate kohe mendohet se i eshte kujtuar arma e bashkeshortit, te cilen e kishte me leje nga sherbimi, nje pistolete “Makarov”. Duke qene se e dinte se ku e linte, e ka marre ate dhe ka qelluar veten, duke u vetevrare. Krisma ka lene pa fryme gjithe familjen, e cila menjehere ka shperthyer deren dhe ka pare te mbuluar me gjak nenen e dy femijeve. Ata kane mbetur te shtangur dhe kane njoftuar policine, e cila nuk ka vonuar per te mberritur ne vendin e ngjarjes dhe per te nisur hetimet.
Ne perfundim, burimet zyrtare te policise deklaruan se kane nisur hetim edhe per bashkeshortin e gruas se vetevrare, i cili dyshohet per shkaktim vetevrasjeje. Burimet policore shpjeguan se ai dyshohet se ka konsumuar nenin 99 te Kodit Penal, sipas te cilit shkaktimi i vetevrasjes ose i tentatives se vetevrasjes te nje personi, si rrjedhoje e trajtimit te keq sistematik ose nga sjellje te tjera sistematike qe prekin rende dinjitetin, te kryera nga personi qe e ka ne vartesi materiale apo cfaredolloj vartesie tjeter, denohet me gjobe ose me burgim deri ne pese vjet. Ne lidhje me kete ngjarje, materialet i kane kaluar prokurorise, e cila do vendose se cfare do behet me ushtarakun.
Top Channel