Tirane, zhvillohet anairi i Klik Ekspo Group

30/10/2009 08:30

Dhjetera automjete te kompanive te ndryshme kane surprizuar publikun pjesemarres ne Edicionin e 16-te te Panairit Nderkombetar ne Tirane.

Rreth 20 kompani te prodhimit dhe tregtimit te automjeteve, kane ekspozuar mjetet e tyre, duke nisur qe nga ato me te voglat e deri te mjetet e sofistikuara ushtarake, apo tregtarel. Ne sheshin perpara Pallatit te Kongreseve, ku dhe Klik Ekspo Group ka ngritur qendren e Panairit Nderkombetar, qytetaret shqiptare dhe vizitoret e huaj kane pare modelet me te fundit te “Mercedez Benz”, “Fiat”, “Audi”, “Skoda” apo mjeteve “Volkswagen” per qellime tregtare.

E gjithe hapesira prej qindra metra katrore, para Pallatit te Kongreseve ishte organizuar si nje autosallon i vertete, i paorganizuar me pare ne Shqiperi. Automjetet e reja, luksoze dhe te modeleve e ngjyrave te ndryshme u kane marre shume kohe te interesuarve. Ne kete “Autosallon” te organizuar nga Klik Ekspo Group, per publikun ishin te pranishme te gjitha ofertat qe nga ato prej 9 mije euro, e deri te mjetet superluksoze me cmime mbi 100 mije euro.

“Mercedez Benz” kishte reklamuar mjetet e prodhuara gjate dy viteve te fundit. Sipas perfaqesuesve te Auto Star Albania, vizitoret ne Edicionin e 16-te, jane terhequr shume nga modeli E-class. Po keshtu, dhe per modelet R-Class, ML, apo GL ka pasur interes dhe blerje. Duke kaluar me tej, ne shfaqje, modeli 500 i Fiat ishte nder me te kerkuarit ne Pavijonin e Anas Group. “Por edhe modelet tregtare, apo “Croma” dhe “Bravo”, apo “Punto” e re ishin nder me te vizituarat”, thote nje prej perfaqesuesve te Anas Group.

Pothuajse te gjithe vizitoret ne Panair jane mahnitur nga versioni S-Line ne te gjitha markat e AUDI. Q7 e re, TT dhe modelet e prezantuara nga Porsche Albania ishin ato qe u lakmuan nga publiku dhe bleresit, kryesisht te moshave te reja. “Prosche Albania” ka sjelle surpriza dhe per familjet shqiptare ne Panairin e Klik Ekspo Group. Modelet e makinave ekonomike te “Seat”, apo “Skoda” ishin ne top–listen e te kerkuarave dhe te shiturave.
Nje pjese e vecante e sallonit te automjeteve ishte ai i kushtuar mjeteve tregtare, industriale dhe atyre per qellime ushtarake apo emergjencave civile. “Tatra”, me prezencen e saj, i eshte rikthyer tregut shqiptar. Qellimet e “Tatra” jane te qarta, te hyje ne tregun e mjeteve te renda, si ushtarake ashtu dhe atyre per perdorim tregtar e industrial.

“Kemi takuar shume persona te rendesishem ne Shqiperi. Te gjithe e njohin “Tatra”-n, kompani qe nderton automjete dhe kamione te ndryshem. Ne ndertojme mjete per te gjitha terrenet dhe ambientet. “Tatra” i ka shitur shtetit te Shqiperise para shume vitesh rreth 500 automjete per qellime te ndryshme. Arsyeja qe kemi ardhur ne Shqiperi eshte se ju e njihni “Tatra”. Ushtria juaj tashme eshte pjese e NATO-s dhe ju keni nisur modernizimin. Ne mendojme se ka vend per ne dhe mjetet tona ne vendin tuaj, si ne ushtri ashtu dhe ne jeten civile”, tha gjeneral Pavel Stefka, perfaqesues i TATRA.

Ne te njetin pavion ka ekspozuar mjetet krejt te vecanta dhe kompania “Gimaex”. E pranishme me nje shumellojshmeri, kompania e pare ne France ne tregun e prodhimit te pajisjeve te mbrojtjes kundra zjarrit ka terhequr vemendjen e qindra vizitoreve dhe kompanive ne Edicionin e 16-te te Panairit Nderkombetar te Tiranes. “Gimaex” qe prej fillimit te shekullit te 20-te ka luftuar me flaket duke njohur suksese e marre falenderime nga miliona njerez. Modifikojne te gjitha llojet e mjeteve duke u marre vetem shasine. Jane te paret ne France dhe te dytet ne bote.

Kjo kompani u prezantua edhe ne demonstrimin e zhvilluar ne Zall Herr  “Siguri, Armatime, Teknologji dhe emergjenca”, ne kuader te prezantimit nga shoqeria Klik Ekspo Group te Panairit te pare te specializuar te Sigurise dhe te Mbrojtjes, Albanian Military Exhibition (ALMEX). Ky aktivitet i madh do te zhvillohet ne tetor 2010 me pjesemarrjen e emrave me te medhenj te industrise se armatimit ne bote. “Kjo kompani ishte dhe eshte e para ne tregun e prodhimit te mjeteve zjarrfikese ne France dhe Europe”, thote Harris Murtesiq, perfaqesues i “Gimaex”. Perkrah mjeteve tregtare dhe ushtarake ishte dhe “Iveco”, me mjetet per transport njerezish, transport mallrash dhe qellime te tjera.

“Albania Limo” ka ofruar per te gjithe ata qe duan te festojne limuzinat me luksoze ne bote. Keshtu “Cadillac”, modelet “Escalade”, “Mercedes Benz” apo dhe makina te tjera u ofruan per dasma, party, dhe raste te tjera. Prej disa vitesh, “Albania Limo” eshte kompania me e suksesshme ne tregun e dhenies se automjeteve me qira.   
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta