Nje cift britanik merren peng prej pirateve

30/10/2009 02:10

Nje turist britanik dhe gruaja e tij jane marre peng nga pirate somaleze te cilet kane arritur te marrin kontrollin e anijes se tyre gjate kohes kur ata po lundronin ne ujerat e Detit te Arabise.

“Tre anije u afruan jahtit tim gjate kohes kur isha ne gjume dhe disa burr ate armatosur hipen ne bord duke me detyruar qe te lundroja drejt Somalise. Ndodhemi ne nje kontenier anijeje ne brigjet somaleze”, ka njoftuar televizionin anglez ITV nepermjet nje telefoni i rrembyeri Pol Rejcell.

Me pas Rejcell bashke me grua e tij kane pohuar se piratet vazhdojne te kerkojne para dhe se kane marre e gjitha gjerat me vlere qe ndodheshin ne jaht. Linja telefonike u nderpre pas pyetjes se ITV-se se si po trajtoheshin prej pengmarresve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta