Partite shqiptare ne Maqedoni, BDI dhe PDSH jane shprehur kunder mbajtjes se referendumit per ceshtjen e emrit.

Anetari i kryesise se BDI-se, Xhevat Ademi ka dhene per agjencite maqedonase te lajmeve argumentet perse partia e tij nuk e mbeshtet kete opsion.

“Partite politike serioze, ne momente historike duhet te kene guximin te tregojne pergjegjesi dhe te marrin vendime, te cilat per momentin mund te mos jene aq te popullarizuara mes te gjitha shtresave te shoqerise, por jane vizionare, te rendesishme dhe ne funksion te perspektives euroatlantike te shtetit”, ka deklaruar Ademi.

Ndersa kreu i PDSH-se, Menduh Thaci ka theksuar se shqiptaret e Maqedonise nuk duhet te marrin pjese ne kete referendum, qe sipas tij eshte mashtrimi i radhes.

Top Channel