Kufijte, mungon siguria

30/10/2009 15:25

Menaxhimi i kufijve shqiptare ka qene fokusi i investigimit te radhes te emisionit “Fiks Fare” ne Top Channel, i cili ka denoncuar akte korruptive te punonjesve ne pikat e kalimit kufitar shqiptar.

Me ane te nje sekseri, punonjesi i pikes se kalimit kufitar te Kakavijes mori tarifen prej 150 eurosh per te vendosur nje vule ne pashaporten e nje shtetasi sikur e kishte kaluar kufirin.

Kjo eshte menyre qe dyshohet se perdoret shpesh nga elemente kriminale ne Shqiperi, te cilet figurojne se ndodhen ne shtetin fqinj ligjerisht, por qe ne te vertete ushtrojne aktivitet e tyre kriminale ne vend.

Por pas skandalit te publikuar nga “Fiks Fare”, menaxhimi i kufijve vihet serish ne pikepyetje. Aq me teper kur ky eshte kusht kryesor per liberalizimin e vizave dhe per te cilin Shqiperia ndodhet nen monitorim nga Bashkimi Europian.

Eshte rritur siguria e infrastruktures se duhur dhe me efikase qe perdoret ne gjithe shtetet e Bashkimit Evropian, por burimet njerezore mbeten nje problem i madh, mes te cileve ka njerez te korruptuar.

Pjesa tjeter e investigimit te “Fiks Fare” ne kufijte tokesore, qe lidh Shqiperine me Greqine i perket mungeses se policise kufitare ne pjesen me te madhe te territorit ne rrethin e Gjirokastres, ku disa prej grupeve te xhirimit dhe investigimit e kaluan kufirin drejt Greqise ne kembe, vetem pak metra ngjitur pikave te kalimit kufitar dhe afer piramidave qe jane shenjat e ndarjes zyrtare te kufirit me shtetin grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA