Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu kerkon nga bankat komerciale qe operojne ne Kosove te ndjekin politiken e njejte te kamatave, ashtu siç kane bere me vendet e tjera kur e kane shtrire aktivitetin e tyre.

“Ajo qe nje banke mund te beje me teper eshte hapja e mundesive te reja per nje konkurrence qe do te ndihmonte drejtperdrejte ne uljen e intersave, do te ndikonte tek investimet dhe ne rimekembjen e ekonomise se vendit”, ka deklaruar Sejdiu.

Duke folur ne konferencen e cila shenon dhjete vjetorin e krijimit te Bankes Qendrore te Kosoves, guvernatori Hashim Rexhepi tha se hyrja ne fuqi e ligjit te ri per Banken Qendrore dhe ligjit mbi borxhin publik do te krijoje me shume mundesi per zhvillimin e tregut te kapitalit dhe funksionimin ne menyre efektive te Bankes Qendrore te Kosoves.

“Shikojme se ekonomia po perballet me nje nga krizat me te fuqishme, por ekonomia e Kosoves nuk do te perfshihet ne te”, ka pohuar Rexhepi.

Pjesemarres ne konferencen, e cila shenoi dhjete vjetorin e krijimit te Bankes Qendrore te Kosoves ishte edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani i cili foli per krizen financiare globale dhe menyren se si Shqiperia po e perballon ate.

Top Channel