Nenkryetarja e Keshillit Nacional Serb, Rada Trajkovic ka deklaruar se persa i perket permiresimit te kushteve te jeteses te serbeve te Kosoves, Beogradi ka luajtur nje rol te papergjegjshem.

Sipas Trajkovic, ekzistenca e serbeve ne Kosove varet nga fakti nese ata do t’i pranojne ose jo komunat e reja te formuara nga procesi i decentralizimit.

“Nese nuk bejme decentralizimin, nese nuk pranojme teresite territoriale qe na ofrohen si komuna te reja, ku pushtetin do ta kene serbet, nuk shoh sesi do te mund te ekzistojme”, ka pohuar Trajkovic.

Megjithate, ajo ka shprehur shqetesimin e saj se edhe me procesin e decentralizimit banoret serbe do te kene probleme me institucionet qendrore te Kosoves.

Top Channel