Tatimoret bllokojne autobotet e ARMO-s

29/10/2009 08:10

Vijojne masat ndaj kompanise ARMO. Inspektorati Tatimor ne Fier ka bllokuar mbi 20 autobote te kesaj kompanie, pas shkeljes se vendimit nga ana e drejtuesve te saj.

Burimet zyrtare te Inspektoratit Tatimor ne Drejtorine Rajonale te Tatim-Taksave ne Fier shprehen se drejtuesit e kompanise ARMO kane shkelur ligjin, duke thyer vendimin e bllokimit.

“Nga uzinat e naftes qe drejtohen prej ARMO-s ka vijuar te transportohet nafte dhe nenprodukte te saj, pavaresisht se atyre u eshte vendosur shiriti i bllokimit. Kjo situate ka zgjatur pergjate dy diteve pas bllokimit. Edhe pse gjate dy diteve te para autobotet dhe punonjesit e ARMO-s sfiduan shiritin dhe ‘drynin’ tatimor, per kete arsye ne vendosem qe te nderhynim per zhbllokimin e kesaj situate, duke tentuar ndalimin e autoboteve qe furnizoheshin me nafte ne keto dy uzina”, shprehen zyrtarisht ne Drejtorine Rajonale te Tatim-Taksave te Fierit.

Te njejtat burime pohojne se dje jane bllokuar mbi 20 autobote, qe transportonin bitum nga Fieri ne drejtim te pikave te shitjes ne Vlore dhe ne Perrenjas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA