Disa dhjetra shtetas nga Maqedonia kane shkuar ne spitalin e qytetit te Perrenjasit per te dhuruar gjak.
Ata i jane pergjigjur apelit per dhurim gjaku, duke ditur fare mire qe jane me mijera njerezit qe kane nevoje jetesore per te.
Njeri prej tyre tregon se jeton ne Zvicer po e ka pare si detyre morale ardhjen ne Shqiperi per te dhuruar gjak.
Nje tjeter thote se eshte vullnetar i rregullt i dhurimit te gjakut ne vendin e tij, por pas sensibilizimit te autoriteteve mendoi qe te kontribuonte edhe ne Shqiperi.
Ndersa ne Lezhe ne banken e gjakut behet thirrje per shtim te dhurimeve vullnetare.
Drejtori i spitalit te qytetit, Pashk Gjoni thekson se ka rezerva ne banken e gjakut po ato nuk jane te mjaftueshme per raste emergjente.
Top Channel