Zyrtare amerikane dhe kineze do te takohen ne qytetin lindor Hangzhou, ne kuader te takimit te 20-te te Komisionit te Perbashket per Tregtine.
Bisedimet ne kete fushe do te zhvillohen vetem disa jave para se presidenti amerikan Barack Obama te zhvilloje viziten e tij te pare ne Kine.
Amerikanet deklarojne se keto bisedime jane nje mundesi e rendesishme per te angazhuar Kinen ne nje nivel te larte persa i perket ceshtjes se shkembimeve tregtare.
Delegacioni amerikan ne keto bisedime kryesohet nga sekretari i Thesarit, Gary Locke, ndersa pala kineze perfaqesohet nga zevendeskryeministri Wang Qishan.
Locke vleresoi se bashkepunimi ne fushen e energjise eshte nje teme e rendesishme qe duhet te shtrohet ne tryezen e bisedimeve.
Kompanite amerikane po kerkojne akses tek tregu fitimprures kinez i energjise se paster, si dhe tek ai i karburanteve alternative.
Kina dhe SHBA kane zhvilluar nje seri bisedimesh persa i perket shkembimeve tregtare, por ajo qe eshte e sigurte eshte se politikanet po kerkojne te minimizojne mosmarreveshjet ne prag te takimit.
Top Channel