Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se Shqiperia eshte futur ne nje krize institucionale, ndersa shprehu shqetesim per gjendjen e rende ekonomike te familjeve.
Rama theksoi se rindarja me menyre abuzive e pronave per interes te familjes qeveritare dhe klienteve te saj, strehimi ne qeveri i pergjegjesve per shperthimin e Gerdecit dhe per korrupsionin ne rrugen e kombit,perplasja e dy policive ne Fier, shenojne ngjarje qe vetem e rendojne poziten e Shqiperise, ne nje kohe kur rruga e saj e vertete eshte integrimi.
Kreu i opozites lajmeroi se neser do te mbahet protesta e radhes ne Lushnje, ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. Mosplotesimi i kerkesave nga ana e qeverise, ka bere qe prej javesh PS te bojkotoje parlamentin.
Top Channel