Partia Socialiste e cilesoi situaten te ARMO, si nje ngjarje kriminale.
Deputeti socialist Erion Brace u shpreh se qeveria po perfshihet ne nje operacion te dhurimit te parave publike per interesa te kryeministrit Berisha.
Deputeti socialist Erjon Brace leshon akuza te forta ne drejtim te qeverise lidhur me menyren se si po trajtohet perplasja e dy policive ne dyert e kompanise ARMO. Zoti Brace akuzon gjate analizes qeverine, qe sic tha ai po perfshihet permes segmenteve te caktuara te familjes se kryeministrit ne nje operacion kriminal te dhurimit te parave publike.
Deputeti socialist Erjon Brace thote se ne momentin qe u privatizua ARMO kishte rreth 40 mije tone nafte te paperpunuar marre nga alpetrol dhe nje kompani e huaj.
Ai sqaron se ARMO u shit dhe u ble me gjithe kete sasi nafte dhe sipas tij vlera e se ciles duhet tye mbulonte pagesat ndaj te treteve. Kjo sic thote Brace nuk ka ndodhur dhe eshte administruar si borxh duke vene ne rrezik falimentimin e Alpetrol.
Top Channel