Drejtoria e policise se Vlores njoftoi se ka arrestuar nje nga protestuesit ne Orikum me akuzen e kundershtimit te forcave te rendit dhe goditjes ndaj tyre. arrestimi ndodhi pak ore pasi nje grup banoresh te Orikumit u perplasen me policet e forcave te nderhyrjes se shpejte qe ishin thirrur per te ruajtur rendin.
Te marten ndodhi protesta e pare e kesaj jave e cila u shpernda nga policia por nje dite me vone shpertheu dhuna. Pas kesaj ngjarje Drejtoria e Policise se Vlores komunikoi arrestimet.
Konflikti eshte mes ish-punonjesve te ndermarrjes bujqesore Orikum qe perfituan toke ne baze te ligjit 7501 dhe ish-pronareve qe kane rifituar te drejtat dhe kane nisur ndertimet.
Ky konflikt eshte nje nga rastet me flagrante te tensioneve sociale te shkaktuara nga 2 ligje te ndryshme por edhe menyra aspak e pershtatshme e trajtimit nga ana e institucioneve shteterore.
Top Channel