Nafta, fitimet e “Shell” ne renie te lire

29/10/2009 14:40

Gjigandi anglo-holandez i naftes, “Royal Dutch Shell” ka raportuar se fitimet e ketij tremujori kane rene ne menyre te ndjeshme dhe se e ardhmja mbetet shume e pasigurte.

Kompania ka deklaruar se perfitimi per tre muajt e fundit deri ne shtator ka rene ne 73 perqind, ne 3 bilione dollare me pak se viti i kaluar.

“Ne nuk presim nje rimekembje te shpejte”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “Shell”, Peter Voser.

Ndersa kompania rivale “BP” kete jave raportoi se fitimet ne tremujorin e fundit kane qene pertej parashikimeve.

Cmimi i arit te zi arriti rekordin prej 147 dollaresh per fuci vitin e kaluar, para se te pesonte nje renie te ndjeshme per shkak te recesionit boteror.

Ne bursat amerikane cmimi i naftes aktualisht eshte 77 dollare per fuci, pas nje renieje qe pesoi javen e kaluar.

“Shell” ka deklaruar se prodhimi i saj i naftes dhe gazit ka qene per tremujorin e trete te vitit 2.9 milione fuci ne dite, shifer e perafert me tremujorin e njejte te vitit te kaluar.

“Ne po shohim se disa te dhena tregojne se kerkesa eshte ne rritje, por e ardhmja mbetet shume e pasigurte”, ka shtuar Voser.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA