Gjermani, bie papritur papunesia

29/10/2009 13:00

Papunesia ne Gjermani ka regjistruar nje renie te papritur. Ne tetor numri i te papuneve ka zbritur me 26 mije njesi, ne 3.43 milione ne baze vjetore.

Taksa e te papuneve eshte ne nivelin 8.1 perqind nga 8.2 qe ka qene ne shtator, ben te ditur Agjencia Federale e Punes.

Analistet kishin parashikuar nje rritje te papunesise me 15 mije njesi, por renia ka ardhur si pasoje e masave mbeshtetese te marra nga qeveria.

Gjithesesi, kancelarja Angela Merkel ka paralajmeruar se kriza ekonomike do te kete pasoja shume te renda ne dy vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA