Gafa e Xhaferrit, analistet reagojne

29/10/2009 20:30

Deklarata e ministrit te Kultures se po negociohet per te sjelle ne Shqiperi eshtrat e Ismail Qemalit e denoncuar nga “Fiks Fare“ dy dite me pare, ka marre vemendjen e analisteve te njohur te cilet e cilesojne nje gafe te rende.

“Leksioni i pare ka te beje me faktin e pergjegjshmerise se fjales para publikut dhe i dyti se jemi ne prag te 100 vjetorit dhe duhet bere me shume qe shqiptaret te nderojne sic duhet themeluesin e shtetit shqiptar“, shprehet Lutfi Dervishi. Analisti Skender Minxhozi perdor ironine kur thote se eshte i bindur se kjo gafe nuk do rrezikoje jeten e qeverise dhe as stabilitetin ne vend, por qe sipas tij te le shije te hidhur per nivelin e perfaqesimit.

“Eshte nje gafe shume e rende e nje ministri i cili rastesisht quhet minister kulture. Eshte e njejta gje sikur ministri i Kultures te frances te thote se do sjellim ne atdhe eshtrat e Bonapartit“, thote Minxhozi. Ndersa analistja Mimoza Dervishi,  pasi e vlereson si gafe te rende deklaraten e ministrit te Kultures, shkon me tej ne analizen e saj kur flet per mungen e konsulences.

“Eshte nje gafe qe perpara se te ben per te qeshur te trishton por nuk te surprizon sepse ai eshte nje inxhinier trenash. Konsulenca ne Shqiperi nuk ka filluar te vleresohet sa duhet dhe ministrat perpara se te dalin ne intervista duhet te konsultohen me stafin dhe keshilltaret“, nenvizon ajo.  

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta