Nje punedhenes britanik eshte denuar me 13,300 sterlina gjobe per thyerjen e rregullave te sigurise ne pune qe çuan ne aksidentimin fatal te nje emigranti shqiptar ne Londer.
Ajet Krasniqi 24 vjeç humbi jeten tek sa ai po punonte brenda nje ndertesa nga e cila u shkeput nje cope hekuri duke e goditur ne koke.
Shqiptari nderroi jete me te mberritur ne spital. Punedhenesi britanik Leonard Gibson per t’i shpetuar burgosjes qe ne seancen e pare gjyqesore pranoi fajesine per shkelje te rregullave te sigurimit ne pune.
Gjykata e denoi ate me 13,300 sterlina gjobe per shkelje te aktit te sigurise ne pune.
Inspektori Nicola Surrey tha se ky incident tragjik mund te evitohej nese punedhenesi paraprakisht kishte marre masat e eliminimit nga c’do rrezik i mundshem ne objektin ku punonte viktima me kater punetore te tjere.
Shume emigrant shqiptare te pa legalizuar ne Britanin e Madhe per te mbijetuar detyrohen te kryejne pune nga me te rendat dhe me rreziqe ne sektorin e ndertimit.
Top Channel