Ish-presidenti i Shteteve te Bashkuara, Bill Clinton do te mberrije te dielen ne Kosove, ku do te marre pjese ne inaugurimin e monumentit te tij.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate mbledhjes se sotme te qeverise se tij. Thaci ka ftuar popullin kosovar qe t’i beje mikut te madh te Kosoves nje pritje madheshtore.

Monumenti i Clinton eshte vendosur ne sheshin qe mban emrin e tij ne Prishtine, ne nder te kontributit qe ai ka dhene per clirimin e Kosoves.

Top Channel