Ne treg pritet nje rritje e re e cmimeve, per disa mallra te konsumit te gjere si pasoje e rritjes se akcizave pas vendimit te marre nga qeveria pak kohe me pare.
Ky vendim i cili ka nisur te aplikohet keto dite ne dogana prek cigaret, pijet alkoolike dhe kafene dhe rritja ne disa artikuj arrin deri ne 40 perqind.
Rritja e akcizave ka qene manovra me e preferuar e qeverise ne kater vitet e fundit per te plotesuara gropat financiare ne buxhet. Krahasuar me vitin 2005 akciza e cigareve eshte dyfishuar. Rritje ka njepasnjeshme ka patur edhe per produktet e tjera qe i nenshtrohen akcizes.
Konfindustria, e cila perfaqeson interesat e prodhuesve vendas thote se kjo tendence ka krijuar nje situate te veshtire per biznesin duke e vendosur ate perballe dy zgjidhjeve ekstreme
Akciza eshte nje takse indirekte, qe ngarkohet e gjitha ne ccmim dhe qe paguhet gjithmone nga konsumatori
Akciza eshte nje takse e posacme e cila u ngarkohet disa produketeve te caktuara, te cilet jane te demshem jo vetem per ata qe i konsumojne por edhe per shoqerine ne teresi.
Por ne rastin e Shqiperise, edhe ky koncept eshte deformuar. Qeveria shqiptare eshte e vetmja ne rajon dhe europe, e cila ngarkon me akcize edhe kafene, pavaresisht se ajo nuk eshte mall luksi apo i demshem, aq me teper kur konsumatoret kryesor te saj jane pensionistet, shtresa me te ardhura me te uleta.
Rritja e fundit e akcizes ne kushtet kur ekonomia vendase po vuan efektet te krizes nderkombetare eshte nje kercenim per inflacion duke rrezikuara renien te shitjeve dhe konsumit per shkak te pamundesise se publikut per te perfituara te mira dhe sherbime te cilat po behen me te shtrenjta.
Top Channel