Ahmadinejad: Gati te punojme me Perendimin

29/10/2009 09:30

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka deklaruar se vendi i tij eshte gati te bashkepunoje me Perendimin, pas propozimit qe te pasuroje uranium jashte shtetit.

Ahmadinejad e ka cilesuar propozimin ne fjale, te bere nga Agjencia Nderkombetare per Energjine Berthamore, si nje levizje qe kalon nga konfrontimi tek bashkepunimi me fuqite perendimore.

Irani ngul kembe se eshte e drejta e tij qe te pasuroje uraniumin, me qellim perdorimin e tij si karburant, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tjere e akuzojne ate se po perpiqet te pajiset me bombe berthamore.

“Ne e mirepresim shkembimin e karburanteve, bashkepunimin ne fushen berthamore dhe ndertimin e impianteve te energjise dhe reaktoreve, per te cilet ne jemi gati te bashkepunojme”, ka deklaruar Ahmadinejad ne nje interviste televizive.

Ai ka perseritur se Irani nuk do te terhiqet nga e drejta e tij per te prodhuar energji berthamore per qellime paqesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA