Tirane, rikonstruktohet kulla e sahatit

28/10/2009 20:40

Nis rikonstruksioni i kulles se sahatit, e cila daton qe ne gjysmen e dyte te shekullit XIX. Jo vetem akrepat e ores kane mbetur mbrapa e nuk funksionojne, por dhe kembana e saj nuk eshte degjuar nga qytetaret e kryeqytetit qe ne vitet 60.

Restaurimi i kulles ka te beje jo vetem me rikonstruksionin dhe mbrojtjen e strukturave ekzistuese, por dhe rivleresim ne aspektin turistik.

Punimet kane nisur edhe rreth e rrotull kulles se sahatit, ku jane shkaterruar te gjitha kioskat qe kishin mbijetuar deri me tani per te vijuar me me fasaden, shkallet e brendshme, ndricimin, mekanizmin e ores dhe kembanen, risia e ketij rikonstruksioni, tingulli kumbe i te ciles do te degjohet nga kryeqytetasit cdo nje ore.

Catia e kulles do te mbulohet me flete bakri te kuqe. Por restauruesit e kulles se sahatit thone se pavarsisht punimeve do te ruhet gjithcka deri ne detaje persa i perket historise dhe domethenies.

Kulla e sahatit ne Tirane po restaurohet me iniciativen e fondit shqiptar te monumenteve, me nje financim prej 6 milione lekesh nga ambasada amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA