Meksike, A/H1N1, 47 viktima per nje jave

28/10/2009 03:55

47 eshte numri i viktimave shkaktuar nga virusi A/H1N1 ne Meksike vetem per javen qe u mbyll duke e cuar numrin total te viktimave ne 318 ne kete vend.

Lajmi eshte publikuar nga Ministria e Shendetesise ku shtohet se ne e gjithe vendin jane regjistruar mbi 50 mije raste te reja te infektuarish qysh prej kohes se “zhdukjes” se virusit.

Meksika eshte vendi origjine i virusit te gripit te derrave. Ne periudhen prill-maj perhapja e virusit ne vend ishte alarmante saqe disa aktivitete publike u pezulluan.

Nderkohe qe Organizata Boterore e Shendetesise njofton se numri i personave te vdekur nga A/H1N1 shkon ne 4.108 ne te gjithe globin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta