Prokuroria kroate ngriti padi ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes Berislav Roncevic, duke i celur keshtu rrugen procesit te pare gjyqesor anti-korrupsion te nje zyrtari te larte ne vend.

Roncevic akuzohet se i ka shkaktuar buxhetit te shtetit deme prej gati 1,4 milione dollaresh me blerjen e disa kamioneve ushtarake.

Ish-ministri dhe ndihmesi i tij, thuhet ne aktpadi, fajesohen per abuzim me pushtetin, c’ka i kushtoi qindra mijera euro shtetit kroat.

Ata thuhet se bene nje blerje te paligjshme te drejtperdrejte te kamioneve ushtarake, qe normalisht, me tender te ligjshem, do te kushtonin shume me pak.

Kroacia, qe shpreson te aderoje ne BE ne 2011-ten, eshte nen trysnine e Brukselit per me shume progres ne luften kunder korrupsionit.

Javen e kaluar Parlamenti ia ngriu Roncevicit imunitetin parlamentar e nese shpallet fajtor, ish-ministri rrezikon nje denim deri ne 10 vjet heqje lirie.

Top Channel