
Gazeta “New York Times” zbulon prapaskenat e bashkepunimit mes CIA-s dhe vellait te presidentit afgan, Hamid Karzai, Ahmed Wali Karzai, i cili njihet si nje nga trafikantet me te medhenj te opiumit ne vendin e tij.
Vellai i kreut te shtetit, prej 8 vjetesh bashkepunon me inteligjencen amerikane per te rekrutuar njerez te afte te vihen ne sherbim te CIA-s ne qytetin e Kandaharit nga ku eshte edhe origjina e familjes Karzai. Sipas gazetes, marreveshja mes paleve eshte nje tregues i qarte i politikes se ndjekur nga Shtepia e Bardhe ne Afganistan.
Lidhjet e Ahmed Wali Karzai kane krijuar divizione brenda administrates Obama. Nga ana tjeter, kritiket theksojne se keto lidhje kane bere qe SHBA te mbylle njerin sy per trafikun e opiumit, nje nga burimet me te medha te financimit per talebanet. Ahmed Wali Karzai hedh poshte cdo marreveshje me CIA-n dhe thote se ai nuk eshte paguar asnjehere nga inteligjenca amerikane.
Top Channel