
Nje raport investigativ i SHBA mbi lidhjet mes Britanise dhe Pakistanit thote se mes dy vendeve ekziston nje lidhje e terrorizmit fizik dhe atij ideologjik.
Raporti, i publikuar nga “The Heritage Foundation”, thote se Pakistani eshte qendra e komploteve terroriste qe organizohen per Britanine.
Me shume se cereku i personave te denuar per terrorizem ne Mbreterine e Bashkuar jane stervitur ne Pakistan dhe Afganistan.
Raporti paralajmeron gjithashtu rritjen e pranise se terrorizmit ne territorin britanik, qe konsiderohet edhe kercenimi kryesor.
“The Heritage Foundation” ka ekzaminuar te dhenat nga komplotet e terrorizmit te organizuar ne Britani qe nga data 11 shtator 2001 deri ne gusht te vitit 2009.
Sipas eksperteve, te dhenat e analizuara tregojne se 19 nga 87 individet e denuar per sulme terroriste ne britani kane lidhje familjare ne Pakistan.
Top Channel