
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se nuk do te nxitohet per marrjen e vendimit per te derguar ose jo trupa shtese ne Afganistan, pavaresisht presioneve per miratimin e nje strategjie te re.
Duke folur ne bazen e marines ne Florida, Obama ka theksuar se nuk do ta vere kurre jeten e ushtareve amerikane ne rrezik nese kjo nuk do te jete e nevojshme.
Para se te bente kete deklarate, Obama u takua me grupin e tij te keshilltareve per sigurine kombetare, me te cilet diskutoi per politiken ndaj Afganistanit.
Korrespondentet e mediave nderkombetare thone se deklarata e Obama eshte nje pergjigje ndaj asaj te ish-zevendespresidentit amerikan Dick Cheney, se ai po ngurron.
Shtepia e Bardhe ka deklaruar se nje vendim per strategjine e re per Afganistanin, perfshire ate per numrin e trupave, do te merret ne javet e ardhshme, por kritiket thone se procesi po zgjat shume.
Komandanti i trupave amerikane ne Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal ka kerkuar te pakten 40 mije trupa me shume.
Top Channel