Malajzi, bie ura, 20 femije te zhdukur
27/10/2009 04:20
Mbi 20 femije mund te jene mbytur ne krahinen e Kuala Dipang ne Malajzi pas shembjes se nje ure mbi lum.
Femijet ishin pjesemarres ne nje kamping te organizuar nga shkolla e tyre. Ne momentin qe kane kaluar uren ajo eshte shembur dhe autoritetet kane zbuluar trupin e pajete vetem te nje vajze
Nderkohe ende nuk eshte i sakte numri i femijeve qe ndodheshin mbi ure ne momentin e shembjes se saj.
Dhjetra forca policore dhe personel te emergjencave civile ndodhen ne vendngjarje dhe po punohet per gjetjen e femijeve te tjere.
Top Channel