Qeveria e Kosoves ka sponsorizuar prodhimin dhe transmetimin e nje reklameve televizive, e cila do te shfaqet ne televizionet me te medha te botes.

Qellim i saj eshte perhapja e imazhit te Kosoves, ne sherbim te njohjes se saj nderkombetare.

Reklama 1-minuteshe do te filloje te transmetohet ne 6 kanale te medha televizive nderkombetare siç jane: CNN, BBC, Euronees, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport.

Nderkohe, me vone reklamat do te publikohen ne revista te famshme sic jane “The Economist” dhe “Newsweek”.

Reklama mediale me karakter nderkombetare ka per qellim krijimin e nje imazhi te ri per Kosoven.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci me shtypjen e butonit ne menyre simbolike promovuan fillimin e fushates.

Sipas autoreve te reklames fokusi gjeografik do te jete ne Rajonin Evropian dhe SHBA.

“Kosova ka moshen mesatare 25 vjec, qe eshte me e re se ne cdo vend tjeter ne Evrope.  Kosova do te jete vendi i vetem ne bote e cila ka fushate qe fokusohet ne popullin dhe shpirtin tyre pozitiv””, tha David Plauffe, nga kompania Saatchi & Saatchi.

Per te promovuar imazhin e ri te Kosoves ne bote, Konsorciumi Saatchi & Saatchi nga Izraeli ka fituar tenderin ne vlere 5,7 milione euro.

Fushata do te jete shume e gjere dhe pritet qe te zgjase dy vjet.

 

Top Channel