Komandanti i trupave te KFOR-it ne veri te Kosoves, gjenerali francez Arnaud Claire Deville ka deklaruar se gjendja ne kete zone eshte e qete, por ka paralajmeruar se ajo mund te tensionohet per shkak te ceshtjes se energjise elektrike.

Shqetesimin e tij Deville e ngriti gjate nje takimi me kryetarin e komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi.

“Eshte shume e nevojshme te gjejme nje zgjidhje per kete problem, meqenese mund te ndikoje ne ngritjen e tensioneve”, ka deklaruar Deville.

Ndersa Rexhepi, nga ana e tij ka theksuar se kjo ceshtje duhet pare nga aspekti teknik dhe jo politik, si dhe ka shprehur angazhimin e saj per te gjetur nje zgjidhje.

Banoret e Mitrovices prej 10 vjetesh nuk vuajne nga reduktime te gjata te energjise dhe nuk kane paguar asnjehere per konsumimin e saj. Rexhepi ka nenvizuar se ky privilegj tashme duhet te hiqet.

Top Channel