
Radovan Karaxhic ka bojkotuar serish gjyqin ku gjendet i akuzuar per genocid dhe krime lufte.
Ish-lideri serb i Bosnjes, bojkotoi seancen e djeshme me pretendimin se i ishte dhene pak kohe per te pergatitur mbrojtjen, nderkohe qe po dje avokati i tij njoftoi braktisjen e seances se sotme.
Megjithate gjykatesit e gjykates penale nderkombetare per ish-Jugosllavine kane vendosur te vijojne procesin.
“Regjistruam serish mungesen e te akuzuarit, por kemi vendosur te vazhdojme”, eshte shprehur gjykatesi O-Gon Kwon.
“Karaxhic ka vendosur te mos ushtroje te drejten e vete per t’u prezantuar dhe duhet te vuaje pasojat”, pohoi gjykatesi i cili me pas i ka dhene fjalen akuzes.
Karaxhic po perballet me 11 akuza te kryera gjate viteve 1992-1995 ne Bosnje dhe Hercegovine, mes te cilave spikasin ato per genocid, krime lufte, krime kunder njerezimit dhe pjesemarrje ne masakren e 8 mije myslimaneve ne Srebrenice.
Top Channel