
Nuk jane kineze ose hebrenj. Jane pasardhes te Skenderbeut qe kane vendosur te merren me gjuhet e vjetra dhe te veshtira qe zor se i meson kush.
Alban dhe Marenglen Rreli, jane dy vellezer qe prej 8 vitesh kalojne kohen e lire duke mbajtur koken mbi germat e cuditshme hebraike. Shtysa?! Vetem pasioni. Ata thone se e kane mesuar gjuhen e rralle ne distance nga vendi i origjines. Dy vellezerit thone se e adhurojne aq shume kete gjuhe saqe shpesh luajne me njeri-tjetrin duke marre rolin e mesuesit apo nxenesit per t’i dhene seriozitet mesimit te saj.
Perparimi i dy vullnetareve te hebraishtes eshte impresionues ne syte e atyre qe jane bartes gjenetike te kesaj gjuhe. “Izraelitet habiten si e kam mesuar vete”, thote njeri prej vellezerve, ndersa tjetri shton: “Ndryshe nga im vella une kam qene ne Izrael dhe me ndodh e njetja gje”. Fiodor Berova eshte nje tjeter shqiptar, i cili i ka kushtuar me shume se 40 vite te jetes, mesimit dhe praktikimit te gjuhes kineze.
“Mesimi ne gjuhen kineze me ka marre gjithe jeten”, pohon ai. 55 vjecari tregon se kontaktin e pare me gjuhen dhe shtetin kinez e ka pasur ne fund te viteve ‘60, kur ai bashke me prinderit u zhvendos per te jetuar ne Pekin. Atehere pasioni zinte shume pak vend ne mesin e tij dhe gjuhes se re. “Isha 13 vjec ne ate kohe dhe isha perkthyesi i vogel i ambasades”, thekson ai. Fiodori eshte bere aq njesh me gjuhen dhe kulturen aziatike, sa te gjithe e therrasin ate “Doli kinezi”. Gjuhet e rralla, i bejne te tille edhe ata qe nismojne mesimin e tyre. Kjo sakrifice eshte per keta njerez sa morale aq edhe materiale.
Top Channel