Ish-kryeministri i vendit, Pandeli Majko duke komentuar situaten ne Ballkan, ka nenvizuar se zgjedhjet ne Shqiperi kane nje ndryshim nga ato ne Maqedoni, pasi sipas tij ne kete vend shqiptaret jane pre e diskriminimit.

“Zgjedhjet ne Maqedoni kane nje ndryshim nga ato qe zhvillohen ne Shqiperi. Shqiptaret e Maqedonise nuk kane pasur universitet sic ka qene universiteti shqiptar ne Kosove gjate kohes se Jugosllavise dhe nuk kane pasur institucione shqiptare. Pra kemi nje vakum qe jep disa trauma qe shihen ne marredheniet e kontraktuara edhe midis vete partive shqiptare ne Maqedoni”, ka pohuar Majko ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

Deputeti socialist ka cekur edhe ceshtjen e enciklopedise, e cila sipas tij tregon ndasite qe ekzistojne mes maqedonasve dhe shqiptareve te Maqedonise.

Gjithashtu, Majko i ka dale ne mbrojtje kreut te BDI-se Ali Ahmeti, i cili sipas tij ka bere gjithcka qe ka pasur mundesi per ta kundershtuar kete botim.

“Persa i takon enciklopedise, mendoj se ajo nuk mund te quhet nje produkt i marteses Gruevski-Ahmeti. Emri i Ahmetit nuk ka pse te perdoret. Enciklopedia duhet pare si nje teresi e asaj qe po ndodh ne Maqedoni, vend qe po ecen me dy shpejtesi. Shpejtesine e banoreve maqedonas dhe shpejtesine me te cilen po ecin shqiptaret. Ahmeti erdhi ne Shqiperi dhe vajti ne Kosove dhe nga ai nuk mund te pritej me teper per te treguar se ai nuk ishte ngaterruar ne kete histori. Enciklopedia ne nje menyre elokuente nxorri marredheniet qe ekzistojne mes shqiptareve dhe maqedonasve”, ka deklaruar Majko.

Ai ka shtuar me tej se nuk pendohet per deklaraten e bere se, pas publikimit te enciklopedise shqiptaret kane te drejte te djegin flamurin maqedonas, gje qe sipas tij perben vetem nje akt demokratik.

“Enciklopedia eshte dokumenti me i specializuar qe ka nje shtet per veten e tij, ajo nuk mund te jete nje aksident. Keshtu, deklarata ime per flamurin maqedonas ka qene se, shqiptaret kane te drejte ta djegin. Kjo pasi djegia eshte nje akt demokratik. E kane djegur edhe amerikanet, por persa i perket Maqedonise nuk heq asnje presje per ate qe kam thene”, ka shtuar Majko.

Top Channel