Kandidati i LDK-se per kryetar te Prishtines, Isa Mustafa zhvilloi nje takim sot me shoqata te ndryshme te grave qe veprojne ne kryeqytetin kosovar.

Ai me kete rast tha se ne mandatin e ardhshem do te punoje edhe me shume per perfshirjen e gruas ne vendimmarrje, pasi sic tha, “grate gjate ketyre viteve kane treguar zotesi dhe dituri”.

Melihate Termkolli, deputete ne Parlamentin e Kosoves dhe kryetare Forumit te Gruas te Lidhjes Demokratike te Kosoves, tha se kjo parti do te fitoje edhe kesaj radhe ne keto zgjedhje lokale dhe se forumi i gruas i LDK-se eshte gjithmone i perkushtuar ne fitoren e kesaj partie dhe ne shtimin e gruas ne procesin e vendimmarrjes.

Nderkohe, kandidati per kryetar te komunes se Kastriotit, Enver Gashi ishte sot ne Kastriot tha se kjo komune eshte e njohur ne Evrope per pasurite e saj nentokesore te thengjillit, por eshte lene jashte projekteve zhvillimore te qeverise se Kosoves.

Ai beri nje premtim publik se, se bashku me qytetaret do te bashkeqeverisin ne kete komune duke i bere keshtu qytetaret pronare, ndersa udheheqesit sherbyes te tyre.

Ndersa kandidati i AKR-LDD, Vegim Gashi per kryetar te komunes se Prishtines, ka vazhduar fushaten elektorale ne fshatrat e Gollakut.

“Puna ime ne komune ne mandatin e ardhshem 4 vjeçar do te bazohet ne respektimin e ligjit qe ju qytetaret e ketyre vendbanimeve te jeni ne qender te vemendjes dhe veprimeve te komunes dhe nuk do te jeni te braktisur si deri me tani”, ka premtuar ai.

Ndersa deputeti i AKR-se Ibrahim Makolli iu ka bere thirrje ketyre banoreve qe te mbeshtesin kandidatin e kesaj partie. Nderkohe, ai ka kritikuar kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci per milionat qe po premton.

“Parate tona, buxheti yne perdoret per kushtezimin e elektoratit qe te votojne per kandidatet e tyre, se perndryshe buxheti per ato komuna do te jete zero”, ka pohuar Makolli.

Partia Demokratike Ashkalive te Kosoves do te jete pjese e koalicionit me Aleancen Kosova e Re te Behxhet Pacollit. Ne tubimin ne Ferizaj, ku mori pjese edhe lideri i AKR-se, u tha se keto dy subjekte tani e tutje do te rrugetojne se bashku drejte fitores.

Nderkohe, kandidati i AKR-se per Ferizajn, Naim Ferati ka premtuar se nese merr mandatin e te parit te komunes, komuniteti ashkali do te kete trajtim te barabarte, sikurse gjithe qytetaret e komunes.

Top Channel