Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj ka vijuar edhe sot me fushaten elektorale, te cilen e ka shfrytezuar per te sulmuar rivalet e tij ne zgjedhjet lokale, te cilet sipas tij po mashtrojne qytetaret.

Haradinaj e ka vene theksin tek kryeministri Hashim Thaci, per te cilin eshte shprehur se u ka premtuar qytetareve miliona euro qe nuk do t’i marrin kurre.

Haradinaj e ka bere pergjegjes Thacin edhe per lenien ne harrese te varrezave te deshmoreve, tek vlerat e te cileve u bazua per te ardhur ne pushtet.

“Hashim Thaci nuk ka ndare asnje cent per memorialin e Adem Jasharit ne Prekaz, nderkohe qe ne varret e Polacit, ku prehen qindra deshmore te kombit, sot kullosin lopet”, ka deklaruar Haradinaj.

Me tej kreu i AAK ka hedhur te njejtat akuza edhe ndaj Nexhat Dacit dhe Behxhet Pacollit, te cilet sipas tij nuk kane bere publike se nga i kane gjetur milionat qe po premtojne.

Top Channel